-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Vlorë, Berisha: Djali i anëtares së KLP, soji i kriminelëve për të cilët ligji nuk ekziston

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen në Vlorë ku mbeti i vdekur inxhinieri pas një konflikti me autorin Rei Meta.

Berisha e ka konsideruar si krim të shëmtuar vrasjen e inxhinierit Armando Meshau nga djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta.

Sipas tij, djali i anëtares së KLP, përfaqëson fytyrën e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.

“Krim i shëmtuar! Rei Meta djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta sekser i merr jetën inxhinierit Armando Meshau. Miq, sot në Vlorë 33-vjeçari Rei Meta, një sekser gjobvënës me emër, në një akt të shëmtuar kriminal i mori jetën me grushte në një kancelari në Vlorë, inxhinierit Armando Meshau.

Ky sekser që i kishte premtuar inxhinierit se do ti zgjidhte nëpërmjet nënës se tij një çeshtje pronësie kundrejt shpërblimit me një apartament. Vrasësi është djali i anëtares së KLP Nurihan Meta dhe përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Meshau dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe kërkoj dënimin më të rreptë të vrasësit,” shkruan Berisha në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit