Policia e Pogradecit ka vënë në pranga drejtuesi i fadromës i cili ditën e djeshme plagosi një pushues.
31-vjeçari me inicialet D. P. i cili punonte me fadromën po pastronte mbetjet e liqenit kur ka marrë para dhe ka plagosur pushuesin 53-vjeçar.
Ky i fundit ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës.
Në pranga është vënë edhe përgjegjësi i firmës së pastrimit, 40-vjeçari me inicialet G. D. pasi dyshohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.