-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, i pranishëm edhe kryebashkiaku i Athinës

Kryesoret

Ditën e hënë në Himarë do të zhvillohet një protestë për lirimin e Fredi Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash. Mediat në Greqi raportojnë se në këtë protestë do të marrë pjesë edhe kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis.

Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia”, në ora 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit. Siç thuhet në njoftimin e organizatës, tubimi organizohet pasi përfundon afati tre mujor i përcaktuar me Ligjin Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak.

Kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet, në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur që mbetet në paraburgim, thuhet në njoftim.

“Ne qëndrojmë pranë kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Demokracia nuk burgoset” , ishte reagimi i parë i Bakojanis.

Disa ditë më vonë, kryetari i bashkisë së Athinës i propozoi Këshillit Bashkiak të Athinës një rezolutë mbështetëse, e cila vinte në dukje nevojën që Shqipëria të respektonte standardet evropiane dhe theksonte se “minoriteti kombëtar grek ka të drejtë të gëzojë lirinë e tij”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit