Policia ka arrestuar në Korçë 2 persona, përkatësisht Fatjon Dhimitrin dhe Edison Kajon, si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi akuzohen se në mënyrë të organizuar ndihmonin në kalimin e paligjshëm të emigrantëve përtej kufirit.
Sipas policisë të dyshuarit u zbuluan duke transportuar 21 emigrantë duke përdorur 2 automjete, një “BMW X5” dhe një “Volkswagen Touareg”, ndërsa një prej tyre mbikëqyrte rrugën përpara.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta persona, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës, për veprime të mëtejshme.