Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, bëri të ketë reagime nga politikanë të ndryshëm.
Pas Ramush Haradinajt, që akuzoi Kurtin se po kërkon të mashtrojë shqiptarët në Maqedoni, reagoi edhe drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç.
Petkoviç tha se Kurti ka udhëtuar në Maqedoninë e Veriut për të nxitur strukturat më ekstreme politike të shqiptarëve në atë vend dhe për të promovuar projektin fashist të Shqipërisë së Madhe.
“Duke e shpallur veten si mentor politik dhe ideologjik i atyre që do të destabilizonin dhe ndanin Maqedoninë e Veriut, Kurti e shtriu misionin e tij luftarak nga Kosova në territoret përreth, të cilat ai i konsideron si pjesë përbërëse të projektit të tij të çmendur të shtetndërtimit të Shqipërisë së Madhe,” deklaroi Petkoviç.