E nisur nga qyteti i Puglias, kryeministrja italiane mbërriti në Vlorë pasditën e sotme pas një udhëtimi afro 8 orësh me traget.
Më ftesë të kryeministrit Rama, Meloni pritet të qëndroj 2-3 ditë në Vlorë me miq dhe familjarë të saj.
Vizita e Melonit vjen në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur si destinacioni turistik i shumë qytetarëve italianë.
Mësohet se numri një i qeverisë italiane është pritur në qytetin bregdetar nga kryeministri Rama.