-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtohen 37 emigrantë në mes të detit (VIDEO)

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkruan në një postim në Facebook se gjatë natës së mbrëmshme anija shqiptare “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje ka realizuar tre operacione duke shpëtuar 37 emigrantë që po tentonin të kalonin në Greqi.

“3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke. Fatmirësisht të gjithë personat gëzojne shëndet të mirë.

Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Besimplotë, se vetëm përmes bashkëpunimit, mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantojmë jetën dhe sigurinë e të gjithë atyre që përfshihen në situata të tilla” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit