Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurë disiplinore ndaj asamblistit Besnik Mujeci, i cili u arrestua pas operacionit të zhvilluar në Tiranë kundër lëndëve narkotike.
Në pranga ranë 5 persona ndër të cilët dy janë shqiptarë të Kosovës dhe 3 nga Shqipëria. Mujeci së bashku me Mithat Ramadanin siguronin ekstazi të cilën për mes linjës së autobusëve Prishtinë-Durrës sillnin mallin në Shqipëri.
EMRAT/ Shisnin ekstazi në lokalet e Bllokut, malli vinte nga Kosova me linjën Prishtinë-Durrës
Më pas nga Durrësi për në Tiranë ekstazi transportohej për mes makinave me qira ku pritej nga 3 të arrestuarit e tjerë të cilët e shisnin në lokalet e Bllokut.
Në lidhje me këtë operacion dhe arrestimin e Mujecit ka ardhur edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje ku sekretari për media dhe komunikim i kësaj partie, Arlind Manxhuka tha sapo të mbajnë mbledhjen do të marrin një vendim ndaj asamblistit.
Mediat në Prishtinë: Zyrtari i Vetëvendosjes u kap me drogë në Tiranë
“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka pohuar ai.