Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me thikë, një 41-vjeçar me inicialet E.B., banues në Kuçovë.
Mësohet se tashmë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të konfliktit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje dhe po vërehen kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.