Një 39-vjeçari me emrin Gjergji Lazaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar ditën e sotme në Itali.
Mësohet se autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti që në vitin 2007, për kapjen e tij.
Gjergji Lazaj u gjet në një hotel në Lido di Camaiore, dhe tashmë ndodhet në burg në Lucca, në pritje të ekstradimit në Francë.
Policia arriti ta gjurmonte pasi ai u regjistrua në listën e personave të akomoduar në hotelin ku po qëndronte, listë e cila më pas raportohet në komisariatin e policisë së zonës.