Greqia mesa duket është penduar për refuzimin e ndihmës nga Shqipëria për të shuar zjarret të cilat kanë pushtuar vendin.
Disa orë pasi Greqia refuzoi mësohet se qeveria “ka ndryshuar mendje”. Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjete zjarrfikëse dhe 50 zjarrfikës.
Sipas burimeve të Top Channel se ministri i Mbrojtjes, Vassilis Kikilias ka kërkuar ndihmë nëpërmjet ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga për të shmangur mekanizmin e Bashkimit Europian për shkak të burokracive.
Ajo i ka telefonuar ministrit, Niko Peleshi për të dakorduar nga të dyja palët nisjen e 10 makinave zjarrfikëse, dhe rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe personel mbështetës.
Pritet që mjetet të kalojnë para mesnatës në pikën kufitare të Kapshticës dhe do të dislokohen në zonën e Aleksandrupolit për të marrë pjesë në operacionet e fikjes së zjarreve në këtë zonë.