59-vjeçari Jashar Azemi, banues në Prishtinë, është vënë në pranga pasi mori peng për një orë 6 turistë italianë pasi i dëmtuan orenditë e shtëpisë në Sarandë.
Azemi për rreth 1 orë, u ka hequr lirinë 6 turistëve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se ata i kishin dëmtuar disa pajisje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.