-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia dhe Ukraina, sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës

Kryesoret

Rusia dhe Ukraina kryen sulme të ndërsjella me dronë ditën e djeshme, njoftuan autoritetet.

Kievi duket se kishte sërish objektiv Moskën me sulmet e tij ndërsa trupat e Kremlinit kryer sulme të reja ndaj depove të grurit ukrainas, në atë që së fundmi është bërë taktika kryesore e rusëve në luftën pothuajse 18-mujore.

Një sulm me dronë prej gati tre orësh gjatë natës nga Rusia në rajonin jugor të Odesës të Ukrainës, shkaktoi zjarr në objektet e depozitimit të grurit, shkruante kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës, Oleh Kiper në një postim në rrjetin Telegram.

Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan nëntë drone Shahed, tha ai.

“Për fat të keq, po goditen objektet e prodhimit dhe të transportit të grurit,” tha ai, duke shtuar se nuk kishte njoftime për viktima.

Rusia hyri në Odesa muajin e kaluar, duke dëmtuar pjesë të konsiderueshme të objekteve të drithit në qytetin port, disa ditë pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi tërheqjen nga marrëveshje që e lejonte Ukrainën të eksportonte grurë përmes porteve në Detin e Zi.

Marrëveshja bëri të mundur që eksportet e Ukrainës të arrinin në shumë vende që përballeshin me kërcënimin nga uria.

Zyrtarët rusë, ndërkohë thanë se kishin rrëzuar dronë ukrainas në Moskë dhe rajonin përreth, të mërkurën herët.

Nuk ka njoftime për viktima nga sulmi me dron. Sulme të tilla janë bërë thuajse të përditshme në kryeqytetin rus.

Ekipet pastrojnë një pjesë të dëmtuar të xhamave të godinës së qendrës së biznesit “Moscow City” pas një sulmi me dronë në Moskë, Rusi. 23 gusht, 2023.

Kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin tha se një dron u përplas në një godinë që po ndërtohej në Moskë, një kompleks biznesi prestigjioz që është goditur nga sulmet me dronë edhe dy herë të tjera. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit