Mesditën e sotme është regjistruar një aksident në Fushë Pezë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 kur një makinë e drejtuar nga 45-vjeçari me inicialet D. M., ka përplasur një motor.
Për pasojë është plagosur 61-vjeçari me inicialet C. Ch. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.