-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestuan në “krye të detyrës”, në pranga babai me dy djemtë, e pëson edhe pronari

Kryesoret

Policia e Beratit ka vënë në pranga 3 persona pasi në fshatin Tozhar të Poliçanit kishin kultivuar drogë të cilën e ruanin të armatosur.

Tre të arrestuarit janë babai dhe dy djemtë e tij përkatësisht 58-vjeçari Halil Dyrmishi, 32-vjeçari, Florian Dyrmishi dhe 29-vjeçari, Aurel Dyrmishi.

Gjithashtu në lidhje me këtë rast është vënë në pranga pronari i sipërfaqes së tokës ku ishin kultivuar bimët narkotike, 63-vjeçari Gëzim Vzhari.

Ndërsa vëllai i 63-vjeçarit me inicialet H. V u procedua penalisht për posedim pa leje të një arme gjahu.

Nga ky operacion u asgjësohen nëpërmjet djegies 125 bimë narkotike cannabis sativa dhe u sekuestruan 4 armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit