-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kualifikueset e Europianit/ Trajneri Bushi zbardh listën për sfidat ndaj Armenisë dhe Rumanisë

Kryesoret

Shqipëria U-21 nis përgatitjet për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë, teksa trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka zbardhur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për dy sfidat e para të turneut.

Kombëtarja U-21 luan duelin debutues në transfertë ndaj Armenisë më datë 8 shtator (ora 17:00, City Stadium – Abovyan), ndërsa më 12 shtator do të presë Rumaninë më takimin që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar në ora 18:30.

Shhqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Plot 10 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa e tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Në dispozicion të teknikut do të jenë lojtarë të perspektivës si portieri Simon Simoni, mbrojtësit Agan Mjaki, Adrian Bajrami, Edon Pruti, mesfushorët Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Arda Kurtulan, Leandro Frroku apo edhe Klevi Qefalia si edhe sulmuesit Stiven e Cristian Shpendi dhe Arlind Rexhepi.

Kombëtarja U-21 do të grumbullohet që më datë 2 shtator në Stambolll, ku do të qëndrojë dhe stërvitet për 4 ditë me radhë dhe me datë 6 shtator, do të udhëtojë drejt Armenisë, aty ku më datë 8 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare.

Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 9 për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Rumanisë më datë 12 shtator.

Lista me 23 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Bushi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit