-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lutem për Fatos Nanon”, Rama medalje ish-liderit socialist

Kryesoret

Në një kohë kur ish-lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, nga ana e kryeministrit Edi Rama kanë ardhur lutjet për një shërim sa më të shpejtë të tij.

Ndërkohë, Rama i ka akorduar edhe një medalje për njohje publike, “Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, ish-liderit socialist, Fatos Nano.

Këtë e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik,

nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci,

meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, shkruan Rama në postimin e tij.

Fatos Nano në spital, ja ngase vuan ish-kryeministri

“Është intubuar…”! Grekët të “shqetësuar” për Fatos Nanon

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit