Dario Bruçi, 48-vjeç nga Burreli është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruara dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Policia thotë se bashkëjetuesja e tij pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.
48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar 33-vjeçarin Kujtim Popaj, nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.