Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë ku është gjetur i pajetë një 63-vjeçar në ujërat e rezervuarit të Gjancit.
Mësohet se viktima ishte larguar nga shtëpia prej një jave. Në lidhje me zhdukjen e tij dhe largimin nga banesa ishte bërë një denoncim nga familjarët.
Ndërkohë sot është gjetur i pajetë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 63-vjeçarit ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dalin pamjet, u gjet i mbytur në rezervuar pas denoncimit të familjarëve, reagon policia