Tifozët Kuq e Zi kanë lajmëruar për prezencën e tyre në Çeki që një ditë para ndeshjes së kombëtares.
Në “Fortuna Arena” të Pragës, Kuqe e Zinjtë luajnë nesër në orën 20:45 kundër Çekisë për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E.
Më shumë se 3 mijë tifozë të Shqipërisë pritet të jenë të pranishëm në këtë sfidë të përfaqësueses sonë.
“Grupi i parë nga nëna Shqipëri u nis. Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin,” shkruajnë Tifozët Kuq e Zi në rrjetet sociale krahas fotos së tyre ku duken të shumtë në numër.