Pasditen e sotme janë vrarë 6 persona me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka alarmuar autoritet greke të cilat kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Sipas mediave greke, CNN Greqi dyshohet se mes viktimave ka edhe shqiptarë.
“Alarmi është dhënë pasditen e së hënës (11/9) në Artemisa pas një incidenti me armë zjarri, ku sipas informacioneve të para janë gjashtë të vdekur. Me siguri janë shtetas shqiptarë,” shkruan CNN.
Episodi i përgjakshëm ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim të shtëna me armë zjarri, rrethanat e të cilit ende nuk dihen.
Njëri, i cili ndoshta ishte edhe shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti. Pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit.
Megjithatë, këto janë të shtëna nga një pistoletë 9-gamesh dhe ndoshta kanë të bëjnë me një rast “mafia” për të larë hesapet.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do t’i ndihmojnë të zbardhin lëmshin e ekzekutimit