-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet seanca gjyqësore për ekstradimin e Dritan Goxhajt

Kryesoret

Ditën e sotme është marrë vendimi për shtyrjen deri më 19 shtator të seancës gjyqësore për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Kjo nuk është hera e parë që shtyhet seanca pasi herën e kaluar seanca u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan zëvendësimin e gjyqtares me argumentin se është në konflikt interesi për të shqyrtuar kërkesën për ekstradim.

Ndërkohë sot seancës gjyqësorë e ka marrë në dorë një prokuror i huaj ndërkombëtar.

Avokati i Goxhajt, Ardian Visha u shpreh se po kërkohet ekstradiumi i klientit të tij drejt Holandë dhe jo drejt Kosovës.

“Dritani kërkohet për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Holandës, jo drejt territorit të Kosovës. Një raport ekstradues ka një parim të shenjtë në ndërtimin e tij dhe individi që premtohet për t’u dërguar në vendin kërkues do duhet të çohet brenda kufirit gjeografik të atij vendi që për Republikën e Kosovës, ne e kemi të përcaktuar.

Nuk është territori i Mbretërisë së Holandës territor i Republikës së Kosovës dhe nuk ekstradon Shqipëria shtetas të saj në territorin e Holandës. Edhe për këtë gjë do duhej të refuzohej ekstradimi dhe të mos kishim proces ndaj Dritan Goxhajt, tha avokati.

Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi Goxhajt akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës ku më pas u arrestua më 31 korriku të këtij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit