Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 24 persona nën akuzën se kryenin aktivitetet e trafikimit të drogës, prostitucionit dhe grabitjeve.
Mes 24 të arrestuarve rezulton të jenë edhe 16 shqiptarë. Mësohet se ngarkesa e drogës ruhej në 2 apartamente, 1 magazinë dhe në garazhe.
Gjithashtu janë sekuestruar 42 kg heroinë, kokainë dhe kanabis, 2 armë zjarri, 13 mijë euro.