Ditën e sotme mësohet se një person ende i paidentifikuar nga autoritetet, dyshohet se ka goditur me sende të forta një 32-vjeçar me inicialet D. P.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. 32-vjeçari i cili nga goditjet është dëmtuar, po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.