Arrestohet në Dubai i kërkuari Amant Josifi, ish-këshilltar i ish-ministres Olta Xhaçka. Josifi ishte në kërkim për mashtrim në Call Center.
Më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.
Nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, ish-këshilltar politik i Olta Xhaçkës gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.