-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Norvegjia synon të gërmojë fundin e detit, arsyeja…

Kryesoret

Norvegjia mund të bëhet shteti i parë që nis gërmimin komercial në zonat e thella të detit, nëse Parlamenti e miraton një propozim qeveritar për ta rritur një zonë në detin e hapur, më të madhe sesa Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për moratorium global.

Parlamenti pritet ta diskutojë projektligjin në vjeshtën e këtij viti. Qeveria ka thënë se gërmimi në zonat e thella të detit mund t’i ndihmojë Evropës në ulje të varësisë ndaj Kinës për furnizime me minerale të nevojshme për ndërtimin e baterive për makinat elektrike, turbinat e erës dhe panelet solare.

Ky vendim është edhe pjesë e strategjisë së Norvegjisë për të zhvilluar industri të reja, pasi rezervat e saj të naftës dhe gazit natyror, pritet të zvogëlohen gradualisht.

Qeveria e udhëhequr nga laburistët ka propozuar hapjen e rreth 280.000 kilometrave katrorë të zonave oqeanike në mes të ishullit Jan Mayen dhe arkipelagut Svalbard.

Plani i propozuar është i ngjashëm me parimet paraprake për hapje të zonave të ngjashme për eksplorim të naftës dhe gazit. Prej gjithë zonës, një pjesë planifikohet t’iu ofrohet kompanive për eksplorim dhe prodhim.

Meqë ligjet ndërkombëtare për nxjerrje të mineraleve nga shtrati i detit ende janë në hartim e sipër, Norvegjia nuk ka nevojë të presë.

Në atë zonë besohet se uji i detit bie në kontakt me magmën që ngjitet lart në sipërfaqe, përmes çarjeve tektonike, dhe më pas përhapet në formë metalesh apo si sulfur./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit