Pasditen e sotme të gjithë banorët e në zonën “Sali Butka” në Tiranë janë shokuar dhe frikësuar nga zjarri i cili pushtoi për disa orë një nga pallatet në këtë lagje.
Pas më shumë se 3 orësh në luftë me flakët zjarrfikësit arritën të vinin në kontroll situatën dhe të fiknin zjarri i cili kishte pushtuar disa kate të këtij pallati.
Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar pasi autoritet sapo kanë marrë vesh lajmin për zjarrin kanë bërë evakuimin e banorëve.
Zjarri në “Sali Butka”, shoqërohet administratori i pallatit të djegur
Zjarri në fillim ra në tarracën e këtij pallati ku siç mund t’a shihni edhe nga pamjet të cilat janë më poshtë është shkrumbuar e tëra.
Pas rënies në tarracë zjarri është përhapur me shpejtësi në katin e 9-të ku më pas ka rënë deri në katin e 6-të të këtij pallati.
Sipas drejtorit të zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj zjarri është përhapur nëpërmjet fasadës.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme është raportuar se janë marrë në pyetje banorët dhe është shoqëruar nga policia adminitratori i pallatit.
Policia po vijon punën për të zbardhur shkaqet e zjarrit i cili solli djegin e disa banesave.