Një operacion i madh kombëtar anti-drogë është zhvilluar nga toka dhe ajri në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.
Rreth 100 persona janë shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar. 120 urdhër arreste u lëshuan vetëm në Tiranë.
Një helikopter fluturoi mbi tarracat e pallateve në Tiranë, teksa dhjetëra banesa “të fortësh” në lagjet e Tiranës janë duke u kontrolluar.
Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash.
Të përfshirë në shpërndarjen e kanabisit, kokainë e heroinë ka edhe vajza.
Operacioni anti-drogë shtrihet edhe në Korçë, mbi 18 të arrestuar, priten të tjera