Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ka dalë në një konferencë për mediat.
Borrell u shpreh se gjatë takimit ka propozuar si zgjidhje implementimin paralel të obligimeve që dalin nga Dialogu dhe Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar Asociacionin si prioritet
Ai shtoi se ka qenë Kurti ai që s’ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si një hap i parë.
Borrell u shpreh se Vuçiç kishte shkuar me në propozim të tij por në fund kishte pranuar propozimin evropian.
“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit.
Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet të them që Vuçiç e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes.
Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë. Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri.
Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borrell.