Goli i Jasir Asanit ndaj Polonisë në “Air Albania” në minutën e 37-të është shpallur si më i miri për raundin e gjashtë kualifikues të Euro 2024 duke u votuar masivisht në faqet zyrtare të UEFA-s.
Asani shënoi golin e parë të ndeshjes me Poloninë, një perlë e cila fiksoi europianët.
Kjo është hera e tretë që në këto kualifikuese golat e lojtarëve të Kombëtares votohen si më të bukurit.
Për raundin e tretë ishte po Jasir Asani që me golin kundër Moldavisë mori çmimin, ndërsa edhe Nedim Bajrami në fitoren 1-3 kundër Ishujve Faroe meritoi këtë çmim simbolik pas votimit në UEFA.
🇦🇱 Jasir Asani’s golazo is your Goal of the Round! #EQGOTT | @AlipayPlus pic.twitter.com/i384AfXnmp
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 15, 2023