Leonidha Peçi 82 vjeç që u arrestua paraditen e sotme me akuzën se vrau gruan me shkop në kokë është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore. FaxNews shkruan se pasi kaluan disa orë që ishte i shoqëruar ai ka pësuar infarkt dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës dhe më pas menjëherë për në Tiranë.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi në fshatin Pëllumbar. Afroviti Peçi sipas policisë u godit nga bashkëshorti i saj Leonidha Peçi 82 vjeç me shkop në kokë.
Një grua që kujdesej për çiftin e moshuar e gjeti mëngjesin e sotëm 80-vjeçaren të vdekur. Njoftoi policinë, që konstatoi se viktima kishte shenja, plagë në kokë, që dyshohet se u shkaktuan nga goditjet e burrit.
Të afërm të çiftit dhe banorë të fshatit Pëllumbar të Përmetit janë të tronditur pas krimit. Ata thonë se burrë e grua kishin vazhdimisht konflikte, sidomos në dy vitet e fundit kur familja Peçi humbi një prej fëmijëve.
“Ça nuk i bënte ky, e nxinte fare me grushte”, tha një banor. Gruaja e kishte denoncuar edhe më parë për dhunë në familje, por arrestimi i tij erdhi tani që e vrau.
Burri vrau gruan me shkop në kokë, banorët: E nxinte me grushte…