-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Angelina Jolie dhe libri i saj “flasin” shqip

Kryesoret

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se libri i saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkoni ato”, përveç gjuhëve të tjera gjendet edhe në shqip.

Ajo ka thënë se libri është publikuar edhe në Shqipëri dhe në Kosovë dhe këtë informacion e ka dhënë përmes një paragrafi në gjuhën shqipe.

Jolie thotë se është e lumtur që libri është publikuar në Shqipëri dhe Kosovë si edhe në Poloni, Rumani dhe Moldavi.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.

Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm,” ka shkruar Jolie në shqip në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit