-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia në Gjykatën Botërore: Nuk po bëjmë gjenocid në Ukrainë

Kryesoret

Rusia i kërkoi gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë që të hedhë poshtë atë që e cilësoi si “rast të pashpresë” që sfidon argumentin e Moskës që ka thënë se pushtimi i saj i Ukrainës u krye për të parandaluar gjenocidin.

Këtë kërkesë Rusia e bëri në nisje të seancës dëgjimore për këtë rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që njihet edhe si Gjykata Botërore.

Moska ka thënë se Ukraina po e përdor këtë rast për të fituar një vendim gjyqësor lidhur me ligjshmërinë e aksionit ushtarak të Rusisë.

Ekspertët kanë thënë se nëse do të merret vendim në favor të Kievit, ai nuk do të ndalte luftën, por në të ardhmen mund të ketë ndikim gjatë pagesave për reparacione.

Ukraina e ka ngritur këtë rast në gjykatë disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt të vitit 2022.

Kievi argumenton se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar duke thënë se pushtimi mund të justifikohet me ndalimin e një gjenocidi, që pretendon se po ndodh në lindje të Ukrainës.

Ukraina ka thënë se nuk ka rrezik të gjenocidit në lindje të shtetit, ku trupat e Kievit kanë luftuar kundër forcave të mbështetura nga Rusia që nga viti 2019.

Ukraina ka thënë se traktati për gjenocid, në asnjë rast nuk lejon që të kryhet pushtim për të ndaluar një gjenocid të pretenduar.

Zyrtarët rusë kanë vazhduar ta akuzojnë Ukrainën për kryerje të gjenocidit. Të hënën, Rusia përsëriti pretendimet se “regjimi rusofobik dhe neo-nazist në Kiev” po përdor Konventën për Gjenocid të Kombeve të Bashkuara të vitit 1948, ku thuhet se dy shtetet janë palë. Delegacioni rus tha se ky është pretekst “për të zvarritur” këtë rast para gjykatës./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit