Drejtuesi i shoqatës së basteve, Artan Shyti, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se përsa i përket vendimit për mbylljen e basteve sportive, nuk pati asnjë studim, pasi sipas tij, qeveritë e tjera më të fuqishme nuk e kanë përballur këtë aktivitet duke e mbyllur.
Ai tha se, ky është një pason që po të teprohet, kthehet në ves, ndërsa e krahasoi kriminalizimin e basteve me atë të duhanit.
Bastet, Shyti në “5 Pyetjet”: Shteti nuk i mbylli, por i shpalli të paligjshme!
“Nuk kishte asnjë studim. Qeveritë e tjera nuk e kanë përballur këtë aktivitet duke e mbyllur. Ky është një pasion, që po të teprohet, kthehet në ves. Kriminalizimi i basteve është po njësoj si kriminalizimi i duhanit.”, deklaroi në fjalën e tij z. Shyti.
You must log in to post a comment.