Drejtuesi i shoqatës së basteve, Artan Shyti, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se, mbyllja e basteve sportive nuk ishte një vendim i momentit, vetëm se qeveria në një moment të caktuar e ndjeu se duhet t’i mbyllte.
Sipas Shytit, në të vërtetë, shteti e humbi bastin e mbylljes së tyre, pasi nuk i mbylli realisht, por thjesht sa i shpalli të paligjshme
Shyti në “5 Pyetjet”: Bastet, një pasion, që po të teprohet, kthehet në ves!
“Mbyllja nuk erdhi sepse qeveria në një moment të caktuar e ndjeu se duhet ti mbyllte. Duhet të themi se nuk u mbyllën. Shteti e humbi bastin e mbylljes, pasi nuk i mbylli, por i shpalli të paligjshme.”, u shpreh në fjalën e tij, z. Shyti.