-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishin kthyer në makth për banorët, arrestohen 4 “skifterat” e armatosur

Kryesoret

Policia e Kosovës ka vënë në pranga 4 persona të cilët dyshohet se kanë kryer së paku 10  vjedhjes.

Mësohet se vjedhjet janë kryer nën kërcënimin e armëve duke u kthyer në makth për banorët.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë se personat e arrestuar dyshohet se janë përfshirë në rastet e grabitjeve që kanë ndodhur në pompa derivatesh e markete në Prishtinë.

“Personat e arrestuar janë F.M., 34 vjeç, A.S., 34 vjeç, F.M., 32 vjeç, dhe Xh.S., 41 vjeç, të cilët janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, duke tentuar të largohen nga Kosova”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit