Grupi i deputetëve demokratë nën drejtimin e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit mbledhjen e radhës të përbashkët e kanë zhvilluar sot në Kukës.
Kjo është mbledhja e tretë e përbashkët e deputetëve demokratë që pas ndryshimeve në statutin e PD që i mori kompetencat e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit.
Mbledhja u zhvendos në Kukës për shkak të zgjedhjeve lokale në këtë bashki për t’u shfaqur përpara demokratëve dhe opozitarëve të bashkuar, por pa Lulzim Bashën, i cili ka vulën, por nuk arriti që të gjente asnjë kandidat.
Në fokus të mbledhjes ka qenë strategjia për ditët e mbetura për të arritur që të marrin drejtimin e bashkisë, ku opozita kandidon me Emri Vatën.