-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncohet një tjetër rast në kopshtin ku u dhunua 3-vjeçari

Kryesoret

Një tjetër denoncim ka dalë në dritë ditën e sotme pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në një kopsht në Fushë Kosovë ku u dhunua një 3-vjeçar nga 3 edukatoret e tij.

Pas zbardhjes së këtij rasti një tjetër problematike ka dalë në dritë në lidhje me këtë kopsht.

U dhunua nga 3 edukatoret, avokati: Fëmija ka trauma, ka nevojë për ndihmën e psikologut

Nëna e një fëmijë i cili deri vitin e kaluar frekuentonte këtë kopsht ka pohuar se edhe fëmija i saj ka përjetuar pothuajse rastin e njëjtë në këtë kopsht.

Mimoza Gjurkaj tha për KosovaPress se fëmija i saj gjatë kohës që ka qenë në atë çerdhe, ka pasur vazhdimisht telashe. Madje, shton ata kanë dashur të përjashtojnë, pasi ka qenë fëmijë ishte hiperaktiv.

Në lidhje me këtë problematike ajo është ankuar në Ministrinë e Arsimit.

“Nuk e di për dhunim, mirëpo çdoherë është lëndu ndonjë fëmijë ose diçka, fajin ja kanë lënë djalit tim. Kam pas telashe tri vjet këtu në këtë kopsht.

Nuk kam qenë brenda, por djalin kanë dashur të përjashtojnë, derisa jam detyruar të intervenojë në Ministri të Arsimit, duke u shtyrë me një fëmijë pesëvjeçar që është me hiperaktivitet. E ka kry tash djali.

Gati pezullimi/ Merren në pyetje tre edukatorët që dyshohet se dhunuan fëmijën

Por, kam ardhë sot të tregoj se edhe djali im ka pas këso telashe. Nuk e kam raportuar rastin veç kam intervenuar në Ministri Arsimit, kjo ka ndodhë para se të përfundojë kopshtin”, tha Gjurkaj.

Gjurkaj po ashtu tha se me këso raste është ballafaquar edhe një shoqe e saj, e cila është detyruar të heq fëmijën nga kopshti.

“Shoqja e ka heq vajzën prej kopshti për këto qëllime, ne po i sjellim t’i edukojmë e jo t’i rrahin. Ne i kemi lind, bëjmë çfarë të duam me dashtë. Dhuna nuk është zgjidhje”, tha ajo.

Dhunimi i 3-vjeçarit në kopsht, nëna rrëfen dënimet brutale: Djali 8 orë pa ngrënë bukë e pa pirë ujë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit