-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosen dy persona, sekuestrohen 6 armë zjarri

Kryesoret

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai tha se viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim mjekësor. Dy të dyshuarit e këtij rasti, janë dorëzuar në stacion policor.

“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast”, tha Elezaj.

Ndërkaq, Policia ka kryer bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, deklaroi Elezaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit