-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Manita” lë me pasoja Milanin, kuqezinjtë dështojnë edhe në Champions League

Kryesoret

Liga e Kampioneve nisi sezonin e ri me ndeshjet e raundit të parë. Duke filluar nga ora 18:45. Milani barazoi 0-0 kundër Newcastle në “San Siro” për grupin F, ndërsa Young Boys humbi 1-3 kundër RB Leipzig për ndeshjen e grupit G. Në Zvicër arbitrat ishin nga Shqipëria, me kryesor Enea Jorgjin.

Në “San Siro” Milani u ndal 0-0 kundër Newcastle për grupin F të Champions League. Kuqezinjtë nuk mundën dot të shkonin më shumë se një pikë në shtëpi, duke humbur edhe portierin Maignan për shkak të dëmtimit, me këtë të fundit që në të 81 minutë i la vendin Sportiello-s. Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste, teksa Leao nuk ia doli që në një rast të kalonte të besuarit e Piolit në avantazh.

Veç rasteve, sfida kishte edhe nerva në fushë, me Calabrian, Musah, Giroud dhe Krunic që u ndëshkuan me të verdhë te italianët. Duket se humbja 5-1 në derbin kundër Interit ka lënë me pasoja kuqezinjtë, që nuk kanë dalë dot te goli. Pas raundit të parë, skuadrat kanë nga një pikë, teksa luhet edhe sfida tjetër e grupit mes Dortmund dhe PSG.

Në stadiumin “Uankdorf” në Bernë të Zvicrës, Young Boys humbi 1-3 kundër gjermanëve të RB Leipzig. Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Simakan në minutën e tretë, ndërsa Elia barazoi në të 33 minutë. Megjithë lojën e luftuar, Schlager nga jashtë zone lëshoi një “predhë” në minutën e 73 për t’i dhënë avantazhin RB Leipzig. Në fund të lojës (90+2) Sesko dërgoi shifrat në 1-3. Tanimë Leipzig ka tre pikë në këtë grup.

Champions League – Rezultatet – Raundi I:

18:45

Milan 0-0 Newcastle

Young Boys 1-3 RB Leipzig

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit