Pas deklaratave të nënës së 3-vjeçarit të dhunuar në një kopsht në Fushë Kosovë ka folur për mediat edhe avokati i familjes.
Sipas avokatit Nasuf Hasani nëna ka dhënë deklaratën në Polici. Ai më tej një fjalën e tij tha se po presin nga organet e drejtësisë që të veprojë sipas procedurave.
Gati pezullimi/ Merren në pyetje tre edukatorët që dyshohet se dhunuan fëmijën
Hasani gjithashtu shtoi se tre të dyshuarat do të qëndrojnë në Polici. Sa i përket gjendjes së fëmijës avokati u shpreh se 3-vjeçari është i traumatizuar dhe se edhe gjatë natës përjeton trauma.
“Kanë bërë tri vepra penale. Uroj të mos ketë më raste të tilla. Janë duke intervistuar nga Policia e Kosovës.
Është hera parë, fëmija ka trauma, sa i përket kopshtit tashmë është e pamundur të dërgohet, ai ka qenë edhe i izoluar nga fëmijët tjerë.
Edhe gjatë natës, ai po ka truma, nuk dëshiron të kujtojë muhabetet rreth kopshtit, ai duhet t’i nënshtrohet tretmanit të psikologut”, tha avokati.
Lidhur me rastin, drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë ka njoftuar se Policia është duke intervistuar edukatoret, ndërsa tha se do të pezullojnë nga puna personat që u përfshinë në rastin e dhunës.
VIDEO/ E rëndë, fëmija 3-vjeçar dhunohet barbarisht nga tre edukatore