Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër është ndezur një vatër zjarri në periferi të qytetit ku janë përfshirë dhe një grumbull mbetjesh urbane.
Flakët e shkaktuara kanë arritur të rrezikojnë dhe varrezat publike të qytetit. Ngjarja është bërë e ditur rreth orës 20:15 në aksin e rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijë.
Pas marrjes së njoftimit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse ku kanë bërë të mundur lokalizimin e situatës dhe evitimin e dëmtimit të varrezave.