Policia e Lezhës ka zhvilluar një operacion kundër tregtimit të mallrave të kontrabanduara ku në pranga ra 36-vjeçari nga Kukësi, Blerim Jeminaj.
I arrestuari transportonte me furgon mallra të ndryshme kontrabandë për konsum me vlerë 1000 000 lekë.
Policia sekuestroi 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, furgoni me të cilin transportoheshin, 800 000 lekë të përfituara nga shitja e këtyre mallrave dhe celulari i të arrestuarit.
36-vjeçari u kap në flagrancë në Mirditë teksa transportonte me furgon 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, me vlerë 1000 000 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.