-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takoi Ramën, Zelensky: Mirënjohës ndaj Shqipërisë

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksky dhe Kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një takim në prag të nisjes së debatit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Rama dhe Zelensky kanë nënshkruar në këtë takim një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Përmes një postimi në platformën “X”, Zelensky e ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit.

Presidenti ukrainas ka treguar se është mirënjohës ndaj vendit tonë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

“Sot u takova me Kryeministrin e Edi Rama për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit.

I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, ka shkruar Zelensky në platformën “X”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit