-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Rusia ka vrarë mijëra njerëz, kufizoni të drejtën e vetos

Kryesoret

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së në Neë York që drejtohet nga Shqipëria nisi me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit rus. Kryeministri Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes ka debatuar me përfaqësuesin e Federatës Ruse.

Ky i fundit u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke e akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta. Rusia kërkoi që Zelensky ta marrë fjalën, sipas rregullores, pas fjalës së vendeve anëtare.

Megjithatë, Rama nga ana tjetër i bëri të ditur përfaqësuesit të Rusisë se është pikërisht Moska ajo që me nisjen e luftës, i ka dhënë Ukrainës rëndësinë që ka sot në sferën ndërkombëtare.

Më pas fjalën e mori Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky. Shprehu mirënjohjen dhe falemderimin për Shqipërinë për nismën e sotme. Zelensky tha se është pikërisht vetoja ajo që po i jep superfuqi Rusisë e cila me dashakeqësi kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.

Rusia ka vrarë me mijëra njerëz dhe ka shkatërruar mijëra familje. Është një agresion i paprovokuar që synon të aneksojë, burimet dhe territorin tonë. Përveç këtij agresioni kërkon të minojë çdo institucion që kërkon të mbrojë vendet që preken nga lufta.

Është një situatë që ka ndryshuar gjithçka për kombet e bashkuara. OKB e gjejnë vetën të bllokuar kur vjen puna për situatën e agresionit rus. Formula e paqes së Ukrainës është baza për të përmirësuar arkitekturën ekzistuese në arenën ndërkombëtare.

Në këtë KS, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme ulet në tavolinë për të zbehur gjenocidin që po ndodh në Ukrainë. Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara.

Ajo çfarë konstatojmë në Kombet e Bashkuara është për rastet e masakrave, mizorive masive, e drejta e vetos nuk duhet të përdoret, Asamblesë i duhet dhënë pushtet për të tejkaluar veton.

Ata që e dënojnë agresionin duhet ta sjellin këtë në vëmendje. Kjo rezolutë duhet të jetë e  detyrueshme për të gjitha shtetet. Këshilli i Sigurimit duhet t’u japë llogari disa shteteve të botës, përbërja duhet të reflektojë realitetet e vërteta, të drejta” tha ai.

“Mos provoko”! Përplasja e Ramës me Rusinë: Ndalni luftën dhe Zelensky nuk flet-LIVE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit