Zbardhen detaje të reja për plagosjen e efektivit të policisë së shtetit dy net më parë në Tiranë. Mbrëmë u arrestua Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që dyshohet se vuan nga problemet mendore që plagosi efektivin e forcave “Shqiponja”.
Babai i autorit ka treguar se së bashku me familjen u kthyen nga Italia në Gusht të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe kanë qëndruar te shtëpia e tij në zonën e Kinostudios. Nga Italia ishte kthyer pas një konflikti me punëdhënësin.
“Kleredi dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të papunë dhe kanë jetuar me të ardhurat e prindërve të tyre”, thuhet në procesverbalin e grupit hetimor.
Sipas dëshmisë së babait, kishte vënë re se Kleredi ka qenë i paekuilibruar në biseda dhe i kishte kërkuar që të bënte një vizitë te mjekët psikiatër. Por Klered Bozhanaj e kishte refuzuar vazhdimisht kërkesën e babait.
I ati i Klered Bozhanaj ka deklaruar para hetuesve se nga bisedat e zhvilluar ndërmjet tyre, kishte konstatuar se i biri kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin.
“Ikni më lini rehat…”! Kronologjia e plotë-Vrap dhe plumba nëpër shkallë, si u qëllua polici?