-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hajdut i objekteve antike me vlera miliona euro, Greqia “gjueti” kërkimi të “Xhonit” shqiptar

Kryesoret

Autoritet greke janë në kërkim të një çifti ku njëri prej tyre është shqiptar. Mësohet se “Xhoni” shqiptar së bashku me një grua trafikojnë objekte të lashta me vlera të paçmueshme historike në rrjetet nëntokësore të koleksionistëve

Policia prej disa kohësh po heton rastin e një organizate kriminale ku në mënyrë të paligjshme zotërojnë një numër të madh objektesh antike, të cilat synon t’i nxjerrë në shitje në të ardhmen e afërt dhe është aktive në rajonet më të gjera të Athinë dhe Greqisë veriore.

Madje, burimet thanë se për rastin në hetim, në orën 9:30 të mëngjesit të datës 16 shtator, do të zhvillohej një takim mes të dyve, në ambientet e Stadiumit Olimpik “Taekëndo” në Palio Faliro për të kryer blerjen dhe shitjen e antikave me blerës të panjohur.

Oficerët e policisë pa humbur kohë kanë ngritur menjëherë një grup të posaçëm për lokalizimin e saktë të pikës së takimit dhe arrestimin e autorëve.

Grupi operativ ka shkuar në vendngjarje në orën 09:30, ku ka gjetur në një vend të dukshëm 31 objekte antike, mes tyre edhe një monedhë floriri, por nuk është gjetur asnjë person, pavarësisht kërkimeve të kujdesshme që kanë kryer në zonën përreth.

Monedha iu tregua një arkeologu kompetent të Muzeut Numizmatik të Athinës, i cili u shpreh se ajo ka një vlerë të madhe ekonomike dhe kulturore për shkak të rrallësisë së saj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit