-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shpall fajtor, sa vite burg rrezikon ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal?

Kryesoret

Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, rrezikon të dënohet me 20 vite burg, nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat.

Sipas gazetares së CNN, Kara Scannell, McGonigal akuzohet se ka shkelur ligje kundër pastrimit të parave dhe sanksioneve, për shkak se pasi la detyrën si shefi i kundërzbulimit në FBI, nisi të punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Në FBI ai kishte për detyrë të hetonte pikërisht oligarkët rusë, ndërsa më pas filloi të punonte për njërin prej tyre.

Mori një tufë me dollarë nga ish-oficeri i inteligjencës shqiptare, FBI deklaron fajtor Charles McGonigal

Ai u akuzua edhe në Uashington për mosdeklarimin e një pagese prej 225 mijë dollarësh, të marrë nga një ish-agjent i sigurimit të shtetit (Agron Neza). Pagesë që mori teksa ende punonte në krye të kundërzbulimit.

Kontaktet shqiptare të McGonigal

Në vitin 2017, saktësisht një vit pasi kishte marrë detyrën e shefit të kundërzbulimit në Nju-Jork, McGonigal dyshohet se mori një pagesë prej 80 mijë dollarësh para në dorë nga nja ish-punonjës i sigurimit në Shqipëri.

Departamenti i Drejtësi pretendon se McGonigal për thuajse 2 vite, para se të tërhiqej nga detyra në 2018-n, ka shitur aksesin që kishte te zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe është përpjekur të ndërmjetësojë takime me to të perosnave nga Bosnje-Hercegovina, në emër të një personi të lidhur më parë me shërbimet inteligjente shqiptare.

McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë për këtë shërbim, teksa gënjente agjencinë e tij për aktivitetin që kryente, duke mos treguar udhëtimet e shumta në Europë, të paguara nga kontakti shqiptar që kishte. Gjithashtu ai nuk zbuloi as marrëdhënien sekrete që kishte me Kryeministrin e Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit