-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asllani 3 muaj kohë për të bindur Inzaghi-n, në dritare qëndron Empoli

Kryesoret

Përtej deklaratave publike, Simone Inzaghi nuk e ka parë kurrë Kristjan Asllanin si një element të rëndësishëm në grup, minutat për të kanë qenë gjithnjë me “pikatore”. Fati dukej se ishte me Asllanin, pikërisht në një moment delikat për zikaltërit, në sfidën e parë në Champions League kundër Real Sociedad, ku mungesa e Calhanoglu e detyroi Inzaghi-n t’i besonte një fanellë titullari mesfushorit kuqezi. Për fat të keq, Asllani, dhe i gjithë Interit zhgënjyen në atë sfidë.

Në shtëpinë zikaltër u ndez alarmi duke shtyrë Calhanoglu të rikuperohej në kohë rekord për sfidën kundër Empolit. Inzaghi blindoi edhe një herë Asllanin në stol duke konfirmuar se nuk beson shumë te mesfushori. Përballë një situatë të tillë, mediat italiane shkruajnë se Asllani ka 3 muaj kohë për të bindur Inzaghi-n, në të kundër në janar, mund të largohet në formë huazimi.

Në skenë, për të siguruar shërbimet e tij del sërish Empoli, ish ekipi i tij. Andreazzoli, trajneri aktual i Empolit, është mentori më i madh i Asllanit, pikërisht gjatë kohës kur ai ishte në stol, Asllani bëri debutimin e tij në Serie A, një trajner që beson shumë tek Asllani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit