Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë në Kosovë, u mbajt ceremonia e varrimit të policit Afrim Bunjaku që ra në krye të detyrës një ditë më parë në Veri gjatë një operacioni ku përball me sulmet e agresorëve serbë.
Për t’i dhënë lamtumirën e fundit dëshmorit të Kosovës ishin mbledhur qindra njerëz, mes tyre dhe personalitete e krerë të lartë të shtetit dardan, por jo vetëm.
Mësohet se ceremonisë së varrimit u janë bashkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti.